Kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko, ka bërë thirrje për krijimin e një korridori humanitar mes një bllokade të vazhdueshme dhe atyre që ai i ka quajtur “sulme të pamëshirshme” nga trupat ruse.

Qyteti port është nën rrethim që nga e enjtja dhe Boichenko tashmë ka paralajmëruar për një katastrofë humanitare atje.

Në këtë qytet banojnë rreth 450,000 njerëz, ndërkohë që furnizimi me energji dhe ujë është ndërprerë për shkak të bombardimeve, raporton BBC.

Një nga portet më të mëdha të Ukrainës, Mariupol është strategjikisht i rëndësishëm, sepse kontrolli nga ana ruse do të krijonte një korridor tokësor midis Krimesë dhe rajoneve të Luhanskut dhe Donetskut të mbështetur nga Rusia.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: