MPB: Konfirmon 22 viktima, më i vogli në moshë një 2-vjeçar shqiptar*
Nesër ditë zie, 15 ditë gjendje emergjence*
Gruevski ndërpret pushimet*

 

SHKUP- (Në përditësim) Maqedonia ka kaluar një ditë dhe natë tmerri për shkak të motit të keq. Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka konfirmuar se deri tani janë regjistruar 22 viktima nga vërshimet në Shkup dhe rrethinë dhe 5 të zhdukur, ndërsa mediat thonë se viktima janë 25.

Gjithashtu bëhet e ditur se deri tani, nga rajonet e përmbytjeve janë tërhequr apo zhvendosur mbi 1000 banorë. Drejtuesit e Komitetit për menaxhim me krita i kanë propozuar qeverisë të spallë gjendje krize 15 ditore në rajonin e Shkupit dhe të Tetovës. Deri tani policia në bashkëpunim me qytetarët ka identifikuar 20 trupa të vdekur.

Alsat M raporton se viktimat janë nga Haraçina, Singeliqi dhe Stajkovci, që janë vendet më të goditura nga moti i keq, që ka mbretëruar mbrëmë. Mediat maqedonase raportojnë se 10 nga viktima janë shqiptarë. Prej tyre janë identifikuar deri tani 20 persona. Viktima më e vogël në moshë është 2-vjecari Enes Mustafa.

Nga reshjet, janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale, ndërsa shumë banorë kanë mbetur të bllokuar nëpër fshatra. Uji i rrëmbyeshëm ka rrëzuar mure, shtylla elektrike, ka hyrë në shtëpi e shkolla. U përmbyt edhe zona e autostradës në rajonin e Stajkovcit, ku nga vërshimi i madh makina dhe kamionë përfunduan nëpër ara. Mbi 100 qytetarë janë evakuuar dhe u është ofruar ndihma mjekësore.

Ndërkaq një banor i Hasanbegut për portalin TetovaSot thotë se viktima mund të jenë më shumë pasi ka ende dhjetëra persona të zhdukur. “Unë jam i Hasanbegit. Deri tani zyrtarisht janë 30 persona të vdekur. Ka edhe familje komplet që janë mbytur. Ka edhe shumë të zhdukur. Për dëme materiale as që bëhet fjal me fol”, ka thënë ai.

RINISIN RESHJET E SHIUT NE SHKUP
Ora 22:00- Nisin reshjet e shiut në Shkup. Për momentin bëhet fjalë për reshje të dobëta, por me vetëtima dhe erë. Drejtoria e Hidrometeorologjisë gjatë ditës njoftoi se priten reshje gjatë mbrëmjes, por me intensitet më të dobët se ato të mbrëmjes së djeshme.

QEVERIA MAQEDONASE NGA 5 MIJË EURO FAMILJEVE TË VIKTIMAVE TË PËRMBYTJEVE
Ora-20:10- Pak çaste më parë ka përfunduar mbledhja e jashtëzakonshme e Qeverisë së Maqedonisë rreth përmbytjeve që përfshinë Shkupin të shtunën. Në mbledhje është vendosur që familjeve të viktimave t’ju ndahen nga 5 mijë euro.

PERMBYTJET, SOLIDARIZOHEN AMBASADAT E HUAJA
Ora-19:28- Ambasada e SHBA-ve në Shkup ka ngushëlluar familjet e të humburve në stuhitë dhe përmbytjet që ndodhën një ditë më parë. “Lutemi për rimëkëmbje të shpejtë të të lënduarve” thuhet në letër ngushëllimin e ambasadës amerikane. Përmes komisionarit evropian për zgjerim Johannes Hahn edhe Brukseli zyrtar ka shprehur ngushëllime. Hahn, ka shprehur gatishmërinë e BE-së për të ndihmuar.
Ambasadori i Britanisë së Madhe Carsl Garet në mesazhin e tij, ngushëllon familjet e viktimave dhe të prekurit nga vërshimet me pasoja katastrofave. Ambasadorja e OSBE-së duke iu shprehur ngushëllimet familjarëve, ka shkruar se është paimagjinueshme forca e natyrës.

NESER DITE ZIE, 15 DITE GJENDJE E JASHTEZAKONSHME
Ora 17:45- Mbi 25 të vdekur deri tani është bilanci i viktimave si pasojë e motit të keq në Maqedoni, ku zonat më të goditura ishin rajoni i Hasanbegut, Stajkovcit dhe vendbanime përreth, duke përfshirë edhe zonën e autostradës të qarkores së Shkupit. Ndërkohë, po vazhdon operacioni i shpëtimit dhe pastrimit të zonës.

Uji i rrëmbyeshëm ka rrëzuar edhe mure, shtylla elektrike, por janë vërshuar edhe shkollat dhe objekte tjera. U përmbyt edhe zona e autostradës në rajonin e Stajkovcit, ku vërshimi i madh makina dhe kamionë përfunduan nëpër ara. Nesër do të jetë ditë zie. Ndërsa 15 dite do të jetë gjendje e jashtëzakonshme.

GRUEVSKI NDERPRET PUSHIMET
Ora 16:22- Vërshimet e fundit e kanë detyruar ish-kryeministrin dhe kryetarin e VMRO-DPMNE-së që të ndërpres pushimet dhe të jetë më afër qytetarëve të Maqedonisë, transmeton Zhurnal.

“Kreu i VMRO-DPMNE-së ndërpret pushimet verore në Turqi dhe do të kthehet në shtëpi për të ndihmuar në ballafaqimin e pasojave të rënda të vërshimeve që goditën dje Maqedoninë si kur më parë. Parashiohet që menjëherë pas mbërritjes së Gruevskit në vend ai të drejtohet tek zonat më kritike të prekura nga përmbytjet dhe në terren drejtpërdrejtë të ndjek situatën”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga VMRO-DPMNE.

SHKON NE 25 NUMRI I VIKTIMAVE NE MAQEDONI, SHUMICA SHQIPTARE
16:12-Të paktën 25 persona kanë humbur jetën nga vërshimet që përfshinë rajonin e Shkupit një natë më parë. Alsat ka zbuluar listën e 13 viktimave të identifikuara deri tani nga policia.
3-300x179
Viktimat e identifikuara deri tani:
1. Bajram Mustafa i lindur më 02.09.1949, rruga “Anton Popov” nr.10
2. Enes Mustafa i lindur më 06.06.2014, rruga “Anton Popov” nr.10
3. Katerina Mitrova e lindur më 14.08.1933, rruga “Konstantin Petkoviq” nr. 31
4. Gjillmez Muharremi i lindur në vitin 1940, rruga “Alija Avdoviq” nr.22
5. Nade Ilievska e lindur në vitin 1955 në rrugën”35” fshati Stajkovcë
6. Bllaga Jovevska e lindur në vitin 1941 nga fshati Smillkovcë
7. Murat Saiti, i lindur në vitin 1957 nga Hasanbegu
8. Zemrije Sinani e lindur në vitin 1985 me vendbanim në rrugën “Alija Avdoviq”
9. Marina Velinovska e lindur në vitin 1977 nga Kriva Pallanka
10. Jovan Velinovski, fëmijë nga Kriva Pallanka
11. Zhaklina Bozhinovska e lindur në vitin 1973 nga Kumanova
12. Furkan Fejzullahu i lindur në vitin 1987 nga Hasanbegu
13. Sasho Mitkovski i lindur në vitin 1971 nga fshati Creshevë
14. Qazim Iseni i lindur në vitin 1933 nga Hasanbegu
15. Lubica Dimcevska i lindur në vitin 1935 nga fshati Creshevë
16. Sllavka Iliç e lindur në vitin 1956 me vendbanim në rrugën Sipo Cerrne numër 73
17. Tomislav Iliç i lindur në 1950
18. Mirko Mitkovski i lindur në vitin 1949 nga fshati Creshevë
19. Dostana Dimitrievska e lindur në vitin 1974 në rrugën Crnotravska, Tetovë
20. Ubavska Jovevska, e lindur në vitin 1965 fshati Stajkovc
21. Një fëmijë tetëvecjar

JOHANES HAHN: BE I GATSHËM TË NDIHMOJË MAQEDONINË
Ora 14:50- Brukseli zyrtar ka reaguar para Qeverisë së Maqedonisë pas përmbytjeve që goditën mbrëmë Shkupin dhe Tetovën.

Ndërsa ende nuk ka asnjë reagim nga Qeveria e Shkupit, komisionari evropian për zgjerim, Johannes Hahn, ka ngushëlluar familjet e të përmbyturve dhe ka shprehur gatishmërinë e BE-së për të ndihmuar.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale Hahn shkruan: “Ngushëllimet e mia për familjet e të përmbyturve në Shkup dhe Tetovë. Bashkimi Evropian është i gatshëm të ju ndihmojë”.

KËSHILLTARI I AMBASADËS SË SHQIPËRISË: LAGJET SHQIPTARE MË TË PREKURA NGA PËRMBYTJET
Ora 14:30- Këshilltari i ambasadës shqiptare në Maqedoni Maksim Sinemati në një lidhje telefonike për News24, konfirmoi numrin zyrtar të viktimave. Duke bërë një përmbledhje të gjithë situatës së përmbytjeve në Shkup dhe rrethina, Sinemati tha se lagjet e shqiptarëve janë më të prekurat.

“Ka disa banorë të zhdukur. Shifrat zyrtare flasin për 20 të vdekur nga përmbytjet. Shumë persona morën ndihmë mjekësore, ndërsa shumë banorë të tjerë mbetën të bllokuar në makina. Lagjet shqiptare, më të prekura nga përmbytjet”, tha Sinemati.

IVANOV AKTIVIZON USHTRINË PËR TU DAL NË NDIHMË QYTETARËVE PAS VËRSHIMEVE
Ora 13:40- Presidenti Gjorge Ivanov, ka dhënë urdhër për aktivizimin e ushtrisë dhe kë bërë thirrje për të vënë të gjitha kapacitetet e mundshme në dispozicion për të ndihmuar në zbutjen e dëmeve të shkaktuara nga stuhia.

Personat përgjegjës nga Ushtria në koordinim me shtabet të krizës tashmë janë në teren dhe në vendet që konsiderohen në momente më kritike dhe janë të përfshirë në mënyrë aktive në ndihmë të qytetarëve në nevojë.

Mediat në Maqedoni kanë raportuar se nga moti i keq ka humbur jetën një grua por ky informacion nuk është konfirmuar nga autoritetet kompetente.
13887018_10210396571134353_6436182310461748797_n

MEDIAT E HUAJA PASQYROJNË VËRSHIMET E MBRËMSHME NË SHKUP
Reuters shkruan se përmbytjet e mbrëmshme në kryeqytetin e Shkupit kanë sjellë të vdekur, gjashtë janë akoma të zhdukur dhe 22 persona tjerë rezultojnë të plagosur.
Gazeta britanike Daily Mail shkruan shifrat e njëjta duke shtuar se reshjet e rrëmbyeshme janë ndalur mëngjesin e sotëm, por gjatë natës edhe qendra e Shkupit ka qenë e përmbytur. Shkurt dhe shkrime informative kanë pasur edhe mediat tjera prestigjioze si Washington Times, Associated Press.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb