LONDER- Kate Middleton i besoi sërish stilistes Jenny Packham, për daljen publike pas lindjes së fëmijës së saj të dytë, vajza mbretërore. E njëjta sitilste realizoi fustanin e dukeshës dy vite më parë kur erdhi në jetë fëmija i parë mbretëror, princi George.

Në formë të shkëlqyer, e qeshur, e freskët dhe pa hequr dorë nga takat, dukesha e Cambridge veshi një fustan të drejtë mëndafshi me lule të vogla të verdha mbi një sfond të bardhë, një himn i feminilitetit dhe pranverës.

Fustani i veshur për pak minuta dhe i parë gjithashtu për pak minuta është kthyer shpejt në trendin kryesor në Tëitter

Lulet e stampuara përbëjnë janë edhe motivi i koleksionit të pranverë-verë 2015 të stilistes Packham, por fustani i Kate Middleton nuk do të dalë në shitje, duke qënë se është bërë sipas masave të saj, ashtu si dhe tjetri (i kaltër me të bardha)

Por interesimi i jashtëzakonshëm për Kate Middleton nuk ndalet vetëm tek robat e saj. Kërkesa e klientëve është rritur dhe shitjet janë shtuar edhe për kuvertën me të cilën është mbuluar bebja mbretërore, e prodhur nga Hurt GH&Birit të Nottingham.

(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb