Princesha e Uellsit Kate Middleton po rikuperohet nga operacionit në bark, njoftoi Kensington Palace, disa ditë pas ditëlindjes së saj të 42-të.

Sipas njoftimit zyrtar, Kate ndodhet në spital, ku do të qëndrojë edhe dhjetë deri në pesëmbëdhjetë ditë, pas së cilës do të kthehet në shtëpinë e saj. Deri më tani mjekët thonë se e ka të vështirë të kthehet menjëherë në detyrë dhe do të qëndrojë në shtëpi deri rreth Pashkëve.

“Princesha e Uellsit shpreson se publiku do ta kuptojë dëshirën e saj për të ruajtur privatësinë për fëmijët e saj dhe dëshiron që të mos zbulohen informacionet personale shëndetësore”.

Pallati do të publikojë lajmet për Kate vetëm kur do të ketë diçka të rëndësishme për publikun për të mësuar.
Kate është me Princin William, i cili do të kufizojë paraqitjet e tij publike derisa gruaja e tij të rikthehet plotësisht në detyrat e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb