Kate Moss dhe vajza e saj, Lila Moss, kanë tërhequr vëmendjen gjatë pushimeve të tyre verore në Formentera, Spanjë. Modelja 52-vjeçare dhe vajza e saj 23-vjeçare shijuan diellin mesdhetar gjatë një udhëtimi me varkë, të shoqëruara nga miq të afërt.

Kate u shfaq me një kostum banje të zi me dekolte të theksuar, të kombinuar me bizhuteri ari dhe aksesorë me rruaza. Ajo u fotografua duke u zhytur në ujërat e kristalta të Mesdheut, ndërsa Lila zgjodhi një palë bikini të kuqe me motive paisley.

Mos
Mos

Nënë e bijë dukej se po shijonin në maksimum ditën e pushimeve, duke u relaksuar në varkë dhe duke notuar së bashku. Në udhëtimin veror ishin edhe modelet Ruby Lyn dhe Olivia Neill, si dhe mikeshë e ngushtë e Kate Moss, Rose Ferguson, e cila është gjithashtu kumbara e Lilës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: