Një dhuratë e papritur për Kate Moss në Milano. Super top modelja angleze, ka mbërritur në qytet për javën e modës për të prezantuar koleksionin e Mangos, ku ajo është dëshmitare së bashku me Cara Delevinge.
Në Grand Hotel et de Milan, Kate Moss ka takuar, duke hyrë në ashensor, Nicolo Beretta, designer i Giannico, i cili pikërisht në mëngjes kishte prezantuar koleksionin SS16. Stilisti i njohur i ka dhuruar Kate Moss një palë këpucë nga koleksioni i fundit.
(da.xha/BalkanWeb)
