Kate Moss mund të jetë e lidhur me nipin 27-vjeçar të Bob Marley. Ata janë parë së bashku, të kapur dorë për dore, pasi Skip Marley kishte përfunduar koncertin e tij në Turqi.

Modelja ikonike, 50 vjeç, u pa mjaft e afërt me këngëtarin e reggae gjatë fundjavës, para se Kate të takohej me të dashurin e saj, kontin Nikolai von Bismarck. Ajo takoi Skip pas koncertit, larg syve kureshtarë të njerëzve. Në koncert, ajo ishte së bashku me vajzën e saj, Lila Moss.
Në foton e shkrepur nga paparacët, Kate dukej shumë rehat, e veshur me streçe të zeza dhe pupa balerina. Skip ishte gjithashtu i veshur casual dhe ata ecën përkrah njëri-tjetrit në një turmë njerëzish.

Kate ndërkohë është e lidhur me aristokratin britanik, kontin Nikolai von Bismarck, 36 vjeç. Ata të dy kanë pasur një romancë on & off që pas ndarjes së modeles nga ish-bashkëshorti, Jamie Hince, në vitin 2015. Kate është fotografuar me partnerin 2 ditë pasi u shfaq për dore me Skip Marley.

Interneti, sigurisht u konfuzua nga e gjitha kjo dhe njerëzit nuk i kursyen komentet: “Më fal, a s’është ajo e lidhur?”; “Kate, ç’po bën vajzë? Ku është konti?”; “Kate dhe nipi i Bob? Një ëndërr!”; “A është ndarë? Ç’po ndodh?” ishin disa nga komentet.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb