Kate me të bardha riciklon (për herë të tretë) një pallto të bardhë dhe një kapele të cilën e ka përdorur edhe herë tjetër.
Dukesha e Cambridge e cila ishte për një vizitë me bashkëshortin William në Belgjikë, për të nderuar të rënët në betejën e Passchendaele, në luftën e parë botërore, ka preferuar të vishet me të bardha.
E pritur me nderimet më të larta, Kate ka zgjedhur edhe një herë ngjyrën e bardhë, tashmë qartësisht e dukshme si ngjyra që i pëlqen më shumë.
(da.xha/BalkanWeb)
