Është luajtur sot java e 10 e Kategorisë së Parë në Grupin B me skuadrat pretendente të cilat nuk kanë gabuar duke marrë 3 pikët e radhës.

Tirana e Ze Marias ka triumfuar me rezultatin e thellë 0-3 në transfertë ndaj Ilirisë së Fushë-Krujës. Bardheblutë morën avantazhin në pjesën e parë me Asion Dajën në minutën e 25-ë që realizoi një supergol, ndërsa më pas Turtulli dhe Karabeci vulosën kapitullimin e Ilirisë.

Me po të njëjtat shifra ka triumfuar edhe Bylisi, ndjekësja më e afërt e Tiranës, e cila ku mundur në shtëpi 3-0 Shkumbinin. Golat në këtë sfidë u shënuan nga Franklin dy herë, në minutën e 32-ë dhe 72-ë, ndërsa Murataj realizoi në të 70-n.

Renditja

grupi b

Bylis-Shkumbini 3-0 (Franklin 32′, 72′, Murataj 70′)

Naftëtari-Turbina 1-1 ( Pepa 81′ / Agalliu 47′)

Iliria-Tirana 0-3 (Daja 25′, Turtulli 42′, Karabeci 46′)

Shënkolli-Apolonia 0-2 (Krasniqi 24′, Sota 57′)

Pogradeci-Tomori 3-1 (Lame 7′, Cekici 45′, 52′ / Bitri 80′)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb