Edicioni i 77-të në Kategorinë e Parë u mbyll me ngjitjen e Vorës dhe Flamurtarit në Superiore, ndërsa dy “lumenjtë”, Erzeni dhe Valbona, vërshuan drejt Kategorisë së Dytë. Në përgjithësi ka qenë një edicion i luftuar, ku nuk ka munguar rivaliteti, kryesisht për ngjitjen në elitë.

Falë këtij rivaliteti ndeshjet kanë prodhuar edhe gola, ku disa kanë rezultuar spektakolarë nga mënyra e ekzekutimit. Statistikat e 33 javëve kampionat tregojnë se java që ka prodhuar më pak gola ka qenë  java e 24-t, ku u shënuan 8 gola në 6 ndeshje. Pra, i bie që mesatarja e golave të shënuar në këtë javë të jetë 1.33 për ndeshje. Rezultatet e kësaj jave me më pak gola ishin: Lushnja-Erzeni 3-0; Kastrioti-Pogradeci 0-0; Apolonia-Burreli 0-0; Korabi-Besa 0-2; Kukësi-Flamurtari 1-1; Valbona-Vora 0-1. Ndërsa java që ka prodhuar më shumë gola në sezonin 2024-2025 në Kategorinë e Parë ka qenë java e 22-të e kampionatit që u luajt më 8 shkurt.

Mesatarja e golave të kësaj jave ishte 3.67 gola për ndeshje, që rezulton edhe si java me mesataren më të lartë të golave të shënuar. Rezultatet e kësaj jave me më shumë gola ishin: Apolonia-Pogradeci 0-0; Korabi-Kastrioti 2-1; Valbona-Lushnja 2-4; Flamurtari-Besa 3-1; Kukësi-Burreli 0-3; Vora-Erzeni 5-1. Në sezonin 2023-2024, më shumë gola u shënuan në javën e 30-të, 24 gola me një mesatare 4 gola për ndeshje. Ndërsa më pak gola në këtë edicion u regjistruan në javën e 14-të, po tetë gola në 6 ndeshje.

Sezoni 2024-2025

Java me më pak gola

Java 24

Lushnja-Erzeni 3-0

Kastrioti-Pogradeci 0-0

Apolonia-Burreli 0-0

Korabi-Besa 0-2

Kukësi-Flamurtari 1-1

Valbona-Vora 0-1.

Total: 8 gola

 

Sezoni 2024-2025

Java me më shumë gola

Java 24

Apolonia-Pogradeci 0-0

Korabi-Kastrioti 2-1

Valbona-Lushnja 2-4

Flamurtari-Besa 3-1

Kukësi-Burreli 0-3

Vora-Erzeni 5-1

Total: 22 gola

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb