Java e 23-të e kampionatit “Kategoria e Parë” do të luhet e ndarë në dy ditë, të shtunën dhe të dielën. Tre prej ndeshjeve do të luhen të shtunën, ndërsa tre takimet e tjera do të zhvillohen ditën e diel.
Në takimet e së shtunës, Pogradeci do të presë Lushnjen në shtëpi, ndërsa sfida Laçi – AF Luftëtari do të luhet në Laç. Të dyja këto sfida janë planifikuar të nisin në ora 13:30. Sakaq, po të shtunën do të luhet edhe ndeshja mes Skënderbeut dhe Kukësit, në ora 16:30 në stadiumin e Korçës.
Të dielën, ekipi i Korabit do të udhëtojë drejt Burrelit për ndeshjen e javës së 23-të, ndërsa Iliria – Besa do të luhet në Fushë-Krujë. Në takimin tjetër të kësaj jave Kastrioti do të përballet me Apoloninë në stadiumin e Vorës.
Java 23
Pogradeci – Lushnja, 21.02.2026, 13:30, Pogradec
KF Laçi – AF Luftëtari, 21.02.2026, 13:30, Laç
Skënderbeu – Kukësi, 21.02.2026, 16:30, Korçë
Kastrioti – Apolonia, 22.02.2026, 13:30, Vorë
Burreli – Korabi, 22.02.2026, 13:30, Burrel
Iliria – Besa, 22.02.2026, 13:30, Fushë Krujë
