Java e 5-të e kampionatit të Kategorisë së Parë u zhvillua të shtunën dhe të dielën, me Bylisin, Flamurtarin, Pogradecin, Besën dhe Kastriotin që siguruan fitore në ndeshjet e tyre përkatëse.

Në ndeshjet e së shtunës, Bylisi mposhti Kukësin me rezultatin 1-0, ndërsa Flamurtari fitoi 2-0 ndaj Sopotit.

Sot, Pogradeci triumfoi 2-0 në transfertë ndaj Korabit, Besa fitoi 2-0 përballë Ilirisë, ndërsa Kastrioti mposhti Orikun me të njëjtin rezultat, 2-0. Ndërkohë, sfida mes Burrelit dhe Besëlidhjes u mbyll në barazim pa gola, 0-0.

Pas javës së 5-të, kampionatin e kryeson Pogradeci me 11 pikë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb