Kategoria e Parë ngriti siparin e edicionit të ri fundjavën që lamë pas, teksa u zhvilluan të gjashta ndeshjet e javës së parë të kampionatit.
Pas përfundimit të takimeve, teknikët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur 11-shen më të spikatur të javës, bazuar në paraqitjet e futbollistëve në gjashtë sfidat e zhvilluara. Formacioni i përzgjedhur është rreshtuar sipas skemës 1-3-4-3.
Në portë është përzgjedhur Marin Staniç i Pogradecit, ndërsa në repartin defensiv rreshtohen Musa (Iliria), Petro Marku (Bylis) dhe Atanda (Sopoti).
Mesfusha përbëhet nga Hetem Lushaj (Flamurtari), Matheus Alison (Kukësi), Abdul Latif (Iliria) dhe Kristi Bespallov (Kukësi).
Në repartin ofensiv janë përzgjedhur Nimet Spahiu (Korabi), Manfredas Ruzgis (Besa) dhe Dejvid Kapllani (Kastrioti).
Në vlerësimin e teknikëve të ekipeve kombëtare, Bledi Kadiu i FK Kukësit është përzgjedhur si trajneri më i mirë i javës së parë.
