Dinamo nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertë ndaj Turbinës. Ekipi kryeqytetas e pa veten në disavantazh pas 19 minutash lojë, kur Albi Metani zhbllokoi shifrat.
Skuadra mysafire ia doli të vendosë ekuilibrat në minutën e 60-të me Ilir Allmuccën, por pa mundur dot deri në fund për të shënuar golin që do i jepte bluve 3 pikë.
Me këtë rezultat, Dinamo renditet në vendin e dytë në Kategorinë e Parë, me 41 pikë, 1 më pak se Skënderbeu kryesues. Gara për elitën është interesante, pasi Flamurtari gjendet e 3-ta me 39 pikë.
Renditja:
1. Skënderbeu / 42 pikë
2. Dinamo / 41 pikë
3. Flamurtari / 39 pikë
(BalkanWeb)
