Qeveria britanike njoftoi sot për vendosjen e sanksioneve të reja në përgjigje të zgjedhjeve ruse në pjesët e pushtuara të Ukrainës. Sipas Britanisë zgjedhjet ishin të rreme.
Britania vendosi ngrirje të aseteve dhe ndalime udhëtimi për zyrtarët rusë të përfshirë në zgjedhjet e fundit të rreme në rajonet ukrainase të Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk, dhe në Krimenë e aneksuar ilegalisht, tha në një deklaratë Zyra e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit (FCDO). Përveç individëve specifikë, ku përfshihet sekretarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ruse (KQZ) Natalya Budarina, sanksione u vendosën edhe ndaj komisionit si subjekt.
“Zgjedhjet e rreme të Rusisë janë një përpjekje transparente dhe e kotë për të legjitimuar kontrollin e saj të paligjshëm të territorit sovran ukrainas. Nuk mund të mbash ‘zgjedhje’ në vendin e dikujt tjetër. Britania nuk do t’i njohë kurrë pretendimet e Rusisë ndaj territorit ukrainas”, tha Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly. ”
(BalkanWeb)