Zëvendësministri i Mbrojtjes i Ukrainës ka deklaruar se luftimet në zonën e Donbasit kanë arritur intensitetin maksimal. Sipas tij, trupat ruse janë duke sulmuar pozicionet ukrainase në disa zona njëkohësisht.

“Që sot, agresori kryen zjarr të intensifikuar përgjatë gjithë linjës së kontaktit dhe pozicioneve të forcave tona në rajonin operacional të Donetsk. Armiku përdor sisteme raketore taktike, aviacion dhe artileri. Situata është e vështirë dhe ka shenja përshkallëzimi.

Armiku ka përdorur të gjitha burimet për të kapur territorin tonë dhe për të rrethuar forcat tona. Luftimet kanë arritur intensitetin maksimal. Armiku sulmon pozicionet tona në pika të ndryshme njëkohësisht. Jemi në një fazë shumë të vështirë të luftës”, thotë Hanna Maliar.

Më herët, autoritetet në Donbas thanë se rusët kishin sulmuar më shumë se 40 vendbanime në përpjekjen e tyre për të marrë qytetet strategjike të Severodonetsk dhe Lysychansk.

(BalkanWeb)