Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Moska është e hapur për një dialog mbi stabilitetin strategjik dhe mospërhapjen bërthamore.

Si Moska ashtu edhe Uashingtoni kanë theksuar rëndësinë e mbajtjes së komunikimit në temën e armëve bërthamore, pavarësisht nga konflikti në Ukrainë.

Të dy vendet janë deri tani fuqitë më të mëdha bërthamore në botë.

“Rusia është e hapur për dialog për sigurimin e stabilitetit strategjik, ruajtja e regjimeve të mospërhapjes së armëve të shkatërrimit në masë dhe përmirësimin e situatës në fushën e kontrollit të armëve”, tha Putin në një fjalim në një forum ligjor në qytetin e tij të Shën Petersburgut.

Ai tha se përpjekjet do të kërkonin “punë të mundimshme të përbashkët” dhe do të kontribuonin në parandalimin e përsëritjes së “asaj që po ndodh sot në Donbas”.

Udhëheqësi rus thotë se Moska pushtoi Ukrainën për të mbrojtur rusët në rajonin lindor të Donbasit nga persekutimi nga Kievi.
Ai përsëriti këto pretendime, duke akuzuar Ukrainën për “krime kundër njerëzimit”.