Ukraina ka bërë me dije se po heton më shumë se 21,000 krime lufte dhe krime agresioni të kryera nga forcat ruse që nga fillimi i pushtimit.

Lajmi gjithashtu është bërë me dije edhe nga Prokurorja e Përgjithshme Iryna Venediktova.

Nga ana tjetër shefi i drejtësisë hetuese të Ukrainës tha se në ditë merrte nga 200 deri në 300 raporte për krime lufte.

Po ashtu pranoi se krimet e supozuara do të gjykohen në mungesë, duke shtuar se ndjekja e tyre është një çështje drejtësie.

(BalkanWeb)