Moska fajësoi sot sabotatorët për një sërë shpërthimesh në një depo municionesh në Gadishullin e Krimesë, të aneksuar nga Rusia, duke pranuar se ekzistojnë grupe të armatosura besnike ndaj Ukrainës, që po dëmtojnë logjistikën ushtarake dhe linjat e furnizimit në territoret që ajo kontrollon.

Incidenti i sotëm pason një sërë shpërthimesh javën e kaluar në bazën ajrore të Rusisë në Krime, për të cilat Kievi tha se ishin kryer nga forca speciale ukrainase, por që Moska në atë kohë i quajti rezultat i një zjarri aksidental.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha sot se nuk pati vaktima nga shpërthimet që dëmtuan linjat elektrike, një nën-stacion elektrik, infrastrukturën hekurudhore dhe disa shtëpi banimi.

Nuk dihet se çfarë mjeti u përdor për të kryer shpërthimet, por shtypi shtetëror rus spekuloi se mund të jenë përdorur dronë./VOA