Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, bëri me dije se do të ketë një paketë të re prej 775 milionë dollarësh të pajisjeve dhe municioneve mbrojtëse për Ukrainën , duke përfshirë lloje të ndryshme raketash, dronë, artileri dhe sisteme për pastrimin e minave.

“Ne duam të sigurohemi që Ukraina të ketë një rrymë të qëndrueshme municionesh për të përmbushur nevojat e saj, dhe kjo është ajo që ne po bëjmë me këtë paketë,” u tha gazetarëve një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

Zyrtari tha se forcat e Ukrainës kanë përdorur 19 paketat e armëve që Shtetet e Bashkuara kanë ofruar që nga pushtimi i Moskës më 24 shkurt.

(BalkanWeb)