“Tempulli 3”/ Kishte në makinë 126 gramë kanabis me qëllim shitjen në Fierzë, arrestohet 37-vjeçari
Policia në Kukës ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi mbante në makinë 126 gramë kanabis sativa. Është proceduar në gjendje të lirë pasagjeri në këtë automjet, për moskallëzim të krimit.
Gjithashtu, në Tropojë u prangos një burrë, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten.