Partizani është njohur me axhendën zyrtare të Superiores, deri në javën e gjashtë. Do të jenë dy transferta dhe dy ndeshje në shtëpi për të kuqtë. Fillimisht është në fokus ndeshja me Vllazninë. Ndaj këtyre të fundit Partizani do të masë forcat më 13 shtator, ora 19:00.
Në të njëjtën orë, më 20 shtator do të luhet sfida me Elbasanin në “Arena e Demave”. Më pas vjen një tjetër transfertë sfiduese si ajo e Bylisit. Ky takim është programuar më 27 shtator, ora 16:00. Të treja ndeshjet që po i vijnë të kuqve do të luhen të shtunave.
Gjithçka ndryshon në fillimin e tetorit, kur vjen derbi i kryeqytetit. Në “Air Albania”, Partizani sfidon Tiranën në të premten e 3 tetorit. Sfida nis në orën 19:00. Duke ditur rëndësinë e ndeshjes, hap javën e gjashtë të Superiores dhe nuk ka takim tjetër të programuar për datën 3 tetor.
VLLAZNIA – PARTIZANI (“Loro Boriçi”)
13 SHTATOR 19:00
Partizani – Elbasani (“Arena e Demave”)
20 shtator 19:00
Bylis – Partizani (“Adush Muçaj”)
27 shtator 16:00
Partizani – Tirana (“Air Albania”)
3 tetor 19:00
