Napoli që fitoi Scudetton rrezikon një revolucion të vogël, por shumë të rëndësishëm. Shtylla kurrizore e ekipit mund të mos jetë më e njëjta me 4 lamtumire të mundshme dhe një të shpallur tashmë.
Emri që po largohet çdo dit e më shumë nga klubi është ai i Cristiano Giuntoli. Drejtori sportiv i cili bëri “mrekullinë sportive” është gjithnjë e më pranë Juventusit.
Përveç tij, ka ende dyshime të mëdha për të ardhmen e Luciano Spallettit për të cilin është ushtruar klauzola e rinovimit automatik, por pa e pyetur personalisht teknikun për dëshirën e tij.
Ka mundësi edhe për humbjen e dy protagonistëve absolut si Kim dhe Osimhen, nëse vijnë oferta të pa rezistueshme drejt klubit.
(BalkanWeb)
