Pas marshimit në rrugët e Tiranës, protestuesit kanë mbërritur pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
Ata janë ulur këmbëkryq në rrugë ndërsa thirrja “Lironi çunat” ka qenë refreni edhe i protestës së sotme.
Ata bënë thirrje që të arrestohet ish zëvendës kryeministrja Belinda Balluku.
19 persona u arrestuan ditën e djeshme në protestën që u mbajt para Kuvendit. Ata u shoqëruan në komisariat pas tensioneve mes qytetarëve dhe policisë.
