Katër persona humbën jetën të enjten kur një aeroplan i vogël u rrëzua në një zonë rurale në shtetin e Puebla, në Meksikën qendrore , njoftuan autoritetet lokale.

Aksidenti ndodhi në mesditë kur aeroplani me një motor u rrëzua në fusha menjëherë pas ngritjes nga aeroporti ndërkombëtar në Puebla, sipas sekretariatit shtetëror (ministrisë) të Sigurisë.

Piloti u përpoq të manovronte, por avioni “u rrëzua”, tha për AFP-në Vicente Hernandez, një banor i zonës i cili pretendoi të ishte dëshmitar okular.

Avioni me katër vende ishte i destinuar për qytetin e Posa Rikës, në shtetin e Veracruz (lindje).

“Tre persona u gjetën të vdekur në vend”, një tjetër u gjet “i plagosur” dhe u dërgua në spital “për të marrë kujdes mjekësor”, tha Ministria e Brendshme në Puebla, përpara se të njoftonte vdekjen e viktimës së katërt disa orë më vonë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb