Prof. Assoc Luan Hasneziri, jurist, thotë në studion e emisionit “Sintezë” nga Brenton Kotorri, se në qytete të ndryshme të Shqipërisë, numri i pensionistëve ka shkuar në 35% duke thelluar më tej skemën e sigurimeve shoqërore.

“Qarqet periferike si Kukësi apo Gjirokastra ka sjellë këtë problematikë. Është e vërtetë që veçanërisht brezi i ri ka lëvizur dhe kjo ka bërë që ndoshta rreth 35% e popullsisë në rrethe si Kukësi, Gjirokastra, Dibra apo Lezha janë pensionistë. Të rinjtë ose kanë ardhur në Tiranë ose janë larguar jashtë vendit. Që paraqet probleme me skemën e sigurimeve shoqërore, sepse kërkon subvencionimin nga shteti”, theksoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb