Katër të burgosur vdiqën pasi një zjarr shpërtheu në burgun më të madh të Uruguait, njoftoi Ministria e Brendshme.
Instituti Kombëtar i Rehabilitimit (INR), i drejtuar nga ministria, tha se zjarri shpërtheu në një qeli në Burgun Santiago Vazquez (ish Comcar), “duke rezultuar në vdekjen e katër të burgosurve”.
Zjarrfikësit arritën ta kontrollonin flakën përpara se të përhapej në pjesë të tjera të objektit, tha INR, duke shtuar se “tre roje burgu u prekën nga thithja e monoksidit të karbonit”.
Ekspertët po punojnë në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e zjarrit, tha agjencia.
Në shtator të vitit 2024, një zjarr i ndezur qëllimisht në të njëjtin burg për shkak të mosmarrëveshjeve midis bandave rivale mori jetën e gjashtë të burgosurve, sipas hetimit gjyqësor .
