Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë që po përfshin zonën. Situata paraqitet problematike, ndërsa ekipet zjarrfikëse të Fierit vijojnë prej orësh betejën me flakët në përpjekje për të vënë nën kontroll vatrat.
Shërbimet e emergjencës po punojnë për të parandaluar përhapjen e zjarrit në sipërfaqe të tjera të pyllit, ndërsa era e fortë vështirëson ndjeshëm ndërhyrjen.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa vijon monitorimi i situatës në zonën e Semanit.
