Ashtu siç ndodh shpesh, rrjetet sociale zbulojnë të vërtetën dhe zyrtarizojnë disa marrëdhënie të cilat thjesht përfliten.
Kështu fotoja e postuar nga Katy Perry në rrjetin social Instagram mund të konsiderohet si një konfirmim i marrëdhënies së saj me Orlando Bloom.
Në foto të dy janë shtrirë me rrobdishan në shkallët e një hoteli në Kanë, Francë. Thashethemet për një lidhje mes tyre kanë në fakt muaj që diskutohen, por vetëm tani gjerat jane bërë publike.
Të dy ndodhen në Kanë për të marrë pjesë në Amfar Gala, e organizuar nga Croisette.
(da.xha/BalkanWeb)
