Katy Perry u shfaq në finalen e “American Idol” me një fustan në nder të konkurrentëve që kanë kaluar në show.

39-vjeçarja doli në skenën e konkursit me një fustan që kishte fytyrat e 168 pjesëmarrësve.

Këto janë garuesit që kaluan shtatë sezonet e “American Idol”. Siç raportohet nga Katy Perry, u zgjodhën 24 konkurrentët më të mirë nga çdo sezon.

“Mendova se një mënyrë e mirë për të nderuar të qenit këtu do të ishte të vendosja 24 më të mirët e çdo sezoni në fustanin tim, në mënyrë që të jenë të gjithë aty”, tha Perry për Entertainment Tonight.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Këngëtarja ka ndarë në llogarinë personale në Instagram disa pamje nga paraqitja e saj në finale, duke shkruar: “Ja ku jemi… 7 vjet”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb