KAVAJE

Pas thirrjes publike ditën e djeshme nga Kryetari i Bashkisë Kavajë, Isa Sakja për t’i thënë jo mbylljes së Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Kavajë, qytetarët e këtij qyteti kanë nisur plotësimin e një peticioni. Qytetarët e Kavajës janë mbledhur në qendër dhe po firmosin një peticion për mosshkrirjen e Gjykatës së Kavajës. Deri tani mësohet të jenë bërë më shumë se 200 firma dhe numri i tyre shtohet çdo minutë.
Lidhur me rastin reagon edhe kryebashkiaku i Kavajës, Sakja ndërsa shkruan se ky peticion do vijojë të firmoset përgjatë gjithë ditës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Te nderuar Kavajas,
Sot zbritem ne shesh me peticionin per te ndalur projektin e mbylljes se Gjykates se rrethit Gjyqesor Kavaje.
Lutem njoftoni shoke e miq qe nese i duket i drejte ky peticion te vijne te firmosin ate sic po bejne pergjate gjithe pasdites qytetare te shumte.
Nese jemi shumice e konsiderueshme, une besoj se do te mund ta mbajme kete sherbim ne qytet.
Ekipet e papertuara te Bashkise, jane aty.”-shkruan ai.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb