Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza mbi mënyrën se si funksionon kompania shtetërore “KAYO”, duke pretenduar se modeli i saj krijon mundësi për përfshirjen e kompanive private pa procedura transparente dhe pa tender.

I ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24 me Ola Brukon, Ahmetaj e përshkroi atë që e quajti
“koncepti KAYO”, duke pretenduar se qeveria shqiptare krijon një kompani shtetërore, e cila më pas hyn në
operacione të përbashkëta me subjekte private.

Sipas ish-zëvendëskryeministrit, pikërisht mënyra e përzgjedhjes së privatëve përbën një nga pikat më problematike të këtij mekanizmi.

“Koncepti KAYO, qeveria shqiptare krijon një kompani që hyn në operacione të përbashkëta me privatë të ndryshëm. Zgjedhja e privatëve behet pa transparencë dhe procedura, pa tender, pushteti ngelet 20%. KAYO është asistente, furnizuese nga buxheti i vemjeve”, deklaroi Ahmetaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb