Avokati Marash Logu, i ftuar në studion e improvizuar të News24, u shpreh se përfaqësuesit e “KAYO”sh,a kanë deklaruar në gjykatë se nuk kanë penguar gazetarët të marrin sendet personale, por pamjet e këtyre ditëve tregojnë se ata kanë bërë deklaratë të rreme duke konsumuar vepër penale.
Logu tha se në këto kushte, News24 i lind e drejta të bëjë kallëzim penal ndaj kompanisë KAYO dhe përmbarimit shtetëror që po pengojnë zbatimin e vendimit të gjykatës.
“Vendimi thotë se gazetarëve iu duhej lënë kohë që ata të merrnin sendet e punës në mënyrë të qetë, dhe jo si po shohim prej disa orësh, që po marrin materialet e punës.
Kështu që unë kam një thirrje dhe për përmbaruesin shtetëror që po bën ekzekutimin e këtij vendimi, që ta ndërpresë këtë akt.
Në mënyrë flagrante po shkelet ligji, ato që janë baza e ligjit, vendimet e gjykatave”, tha avokat Marash Logu.
Marash Logu: Situatë e paligjshme qoftë nga policia ushtarake dhe ajo e shtetit që po pengohen gazetarët të futen në ambientet e punës por jua kalojnë sipër portës, një pamje absurd qesharake dhe e paprecedentë.
Sjellja e përmbaruesit shtetërorë nuk po bën zbatimin e vendimit të gjykatës ashtu si ka thënë gjykata, por ndoshta si është urdhëruar të veprojë, në kundërshtim me ligjin.
Vendimi thotë se gazetarëve iu duhej lënë kohë që ata të merrnin sendet e punës në mënyrë të qetë, dhe jo si po shohim prej disa orësh, që po marrin materialet e punës.
Kështu që unë kam një thirrje dhe për përmbaruesin shtetëror që po bën ekzekutimin e këtij vendimi, që ta ndërpresë këtë akt.
Në mënyrë flagrante po shkelet ligji, ato që janë baza e ligjit, vendimet e gjykatave.
Gjykata e Tiranës ka vendosur lirinë e medias, të drejtën e tyre për të informuar dhe ruajtur konfidencialitetin, kjo është arsyeja, do të duhej që gazetarëve në kushte normale të viheshin në dispozicion të tyre të gjitha mjetet e punës dhe burimet që përmbaruesi shtetëror ka patur detyrën ti inventarizojë, të kujdeset për sigurinë e tyre që të jenë të pacënuara. Shoqëria KAYO Sh.A kanë deklaruar para gjykatës që ne nuk kemi penguar aksesin e gazetarëve dhe nuk kemi prekur asnjë document dhe pajijse të tyre. Nëse ata kanë bërë deklarim të rremë, është vepër penale, do të duhet që policia gjyqësore të vepronte për këtë situatë.
