Banorët e zonës Kodër Babrru kanë denoncuar publikisht kompaninë “Kayo” se po u grabit pronat. Për News24, një nga banorët, Dritan Dervishi, thotë se hipoteka e nxjerr pronar legjitim të pronës dhe sipas tij, shteti po e nxjerr jashtë për interesa të kompanisë.
Dritan Dervishi: Kjo pronë ka qenë një reaprt ushtarak në vitet e komunizmit. Kjo ka qenë pronë e familjes Dervishi e blerë në vitin 1929 blerë me napolona ari. Ja ku e kam dokumentin të dhënat pasurisë regjistri i pasurisë numri rendor 135. Ja dhe vula. Përpara se të bëhej repart ka qenë prona jonë. Si po ndodh historia? Duke kjo pronë me dekret të presidentin të republikës është jashtë planit të përhapjes.
Në 2012 ka dalë jashtë planit të përhapjes. Kam shkuar tek ministria e mbrojtjes kam bërë kërkesë dy muaj. Dhe nuk më kanë dhënë informacion se a e ka futur Begaj në planin e përhapjes. Por sipas tyre të reparti Begaj e ka futur brenda planit të përhapjes. Kam një dokument që ta dëgjojnë mirë ku shtabi i përgjithshëm i ka dërguar një shkresë hipotekës. Dhe emrat e pronarëve ja të gjitha ato që na ka dërguar hipoteka.
Ku thuhet “nga verifikimi i materialet tekniko shkencor rezulton se ju jeni pronar të pasurive të paluajtshme që ndodheni në këto zona kadastrale. Shtabi i përgjithshëm i ka dërguar shkresë hipotekës i ka dërguar shtabit të përgjithshëm kërkesës hipotekës. Dhe na ka sjellë përgjigje që ju je pronar legjitim. Si ka mundësi që shteti kur ka nevojë për një pronë, por duhet të paguajë lekët shteti. Si të iki unë 40-vjet Enver Hoxha dhe 35 vite s’kemi gëzuar pronën. Sot 20 oficera kanë ardhur ta dorëzojnë në emër të firmës KAYO.
