Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar pas bllokimit që kompania shtetërore “KAYO” po i bën gazetarëve të News24, të cilët ndodhen aktualisht në hyrje të godinës, në pritje të lejimit të futjes në ambientet e punës, sipas vendimit të gjykatës.
AGSH në deklaratën e saj thotë se hpreh shqetësim të thellë për faktin se, edhe pas vendimit të Gjykatës së Tiranës të datës 12 gusht, hyrja në ambientet e Panorama Group vijon të jetë e bllokuar.
“Raportimet tregojnë se gazetarët dhe stafi teknik nuk kanë ende mundësi të hyjnë as nga hyrje alternative, duke mbetur pa qasje në pajisjet e tyre dhe në materialet e punës që përmbajnë informacione me rëndësi publike. Ky mosveprim po pengon ushtrimin e detyrës dhe po dëmton drejtpërdrejt të drejtën e informimit të qytetarëve.
I bëjmë thirrje autoriteteve shtetërore dhe kompanisë KAYO të zbatojnë pa vonesë dhe në mënyrë të plotë vendimin gjyqësor, duke respektuar parimet themelore të shtetit ligjor dhe standardet ndërkombëtare për lirinë e medias.
Çdo ditë vonesë është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj pavarësisë së gazetarisë dhe e vendos Shqipërinë në një dritë negative përballë partnerëve ndërkombëtarë”, thuhet në deklaratë.
Deklarata e plote
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shpreh shqetësim të thellë për faktin se, edhe pas vendimit të Gjykatës së Tiranës të datës 12 gusht, hyrja në ambientet e Panorama Group vijon të jetë e bllokuar.
Raportimet tregojnë se gazetarët dhe stafi teknik nuk kanë ende mundësi të hyjnë as nga hyrje alternative, duke mbetur pa qasje në pajisjet e tyre dhe në materialet e punës që përmbajnë informacione me rëndësi publike. Ky mosveprim po pengon ushtrimin e detyrës dhe po dëmton drejtpërdrejt të drejtën e informimit të qytetarëve.
I bëjmë thirrje autoriteteve shtetërore dhe kompanisë KAYO të zbatojnë pa vonesë dhe në mënyrë të plotë vendimin gjyqësor, duke respektuar parimet themelore të shtetit ligjor dhe standardet ndërkombëtare për lirinë e medias.
Çdo ditë vonesë është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj pavarësisë së gazetarisë dhe e vendos Shqipërinë në një dritë negative përballë partnerëve ndërkombëtarë.
