Kreu i qeverisë shqiptare ka reaguar në lidhje me akuzat sa i takon ‘Kayo’, kompanisë shqiptare e përfshirë në disa afera korruptive. Ai tha se kjo komani është ngritur që shteti të marrë pjesën e vetë të të ardhurave. Mes ironisë Rama iu përgjigj kritikave, ndërsa shtoi se; ‘E kemi ngritur këtë kompani shtetërore për shtetin në mënyrë që në çdo qasje, nga të huajat, shteti ynë të marr pjesën e vetë Shteti. Jo siç ndodhte më përpara. Tenxheret ziejnë’.

Po ashtu ai tha se pagat për ushtrinë, në Shqipëri janë më të lartat në rajon.

“Kemi paga më të mira në rajon për ushtrinë. Por do të mbështesim me paga sërish. Do të kemi mesataren e pagave të NATO-s në Europë. Ky vit na gjen me sistem raketor që e kemi në Shqipëri, falë bashkëpunimit me SHBA, na gjen me dy anije që na i ka falur simotra jonë Italia. Shqipëria është një vend prodhues ushtarak. Ky vit është vit historik për prodhimin e armatimeve në vend. Ushtria suedeze qep veshje në Shqipëri. Kapacitet i kemi. Do të prodhojmë sistemin antidron. Porositë e para janë bërë. Frytet do i shihni këtë vit. Kemi vënë rregull në pronat shtetërore, pasi është interesante se tenxheret ziejnë për gjëra të ndryshme dhe na akuzojnë për një kompani shtetërore që e kemi ngritur për shtetin. E kemi ngritur këtë kompani shtetërore për shtetin në mënyrë që në çdo qasje, nga të huajat, shteti ynë të marr pjesën e vetë Shteti. Jo siç ndodhte më përpara. Tenxheret ziejnë.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: