Pas situatës së sotme në PD, krijuar nga rikthimi i ish kryeministrit Berisha në PD, kreu i kësaj force politike Lulzim Basha ka ashpërsuar tonet ndaj tij. Në një prononcim për mediat, Basha tha se Berisha e ka kaptuar se koha e tij ka ndalur, ndaj e apeloi të heqë dotë së qeni tub oksigjeni për Edi Ramën.
“Nuk na ndalon dot, nuk na përcan dot, do ecim së bashku të gjithë! Ke kuptuar se koha jote është ndalur, e ke ndalur vetë. ke shkelur mbi standardet që vetë i ke thënë. Hiq dorë, nga të qenit tub oksigjeni për Edi Ramë, ndale këtu përpjekjen tënde e një grupi njerëzish që janë turpi i këtij vendi. Të kryejmë detyrën tonë, për të larguar regjimin e Ramës, të cilit i je bërë patericë.
Erdhi këtu në ditën e tij më të dëshpëruar. I coi mesazhe këshillit kombëtar. Këshilli ia ktheu përgjigjen. Berisha për ne ka pushuar së qeni një cështje. Ai e ka një cështje e ka një dosje me SHBA është shpallur non grata dhe PD i është e qartë tre ditë më parë se cdo asocim do e fuste PD në kategorinë e të padëshirueshmëve. Bashkëpunimi me SHBA është në nivelin më të ngushtë ndër vite. Vetëdija na bashkon jo servilizmi. Na ka bashkuar një vetëdije, Shqipëria sot është peng i korrupsionit. Tani kemi një paçavure i rrethuar nga paçavure të tjerë.
Shqipëria është sot peng i korrupsionit dhe në vend të merremi më këtë merremi me Berishën. Nuk i bëhemi mburojë askujt në PD, por frika e një njeriu s’mund të marrë peng PD dhe misionin tonë për të çliruar Shqipërinë nga regjimi i Ramës, aq më shumë sot kur shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës kjo gjendje.
Problemi numër një i Shqipërisë është korrupsioni dhe pandëshkueshmëria, kjo është rruga për të larguar Ramën dhe regjimin e tij. Ditë për ditë sa herë që Berisha, bën cka bën, nuk kam shqetësimin e tij, por vijon t’i japë oskigjen kufomës politike në këtë vend, që është regjimi i Edi Ramës.
Sot jemi çliruar nga kjo peshë, u them shqiptarëve, se nuk ka më vend për mëdyshje, e keqja është grumbulluar në një qoshe. Trekëndëshi i Bermudës është përballë nesh.” tha Basha.
(BalkanWeb)
