Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në një dalje për mediat nga jashtë Kuvendit reagoi për ndryshimet në Kodin Penal sa i takon dekriminalizimit të shpifjes te gazetarët.
Ajo tha se Komisioni Europian e përjashton rastet e arrestimit të gazetarëve. Sipas saj, nuk arrihet asnjë gjë e dobishme nga propozimi që ka sjellë qeveria sot në Kuvend, pasi asgjë sipas saj nuk do të reflektohet në zbatim.
“Komisioni Europian thotë sugjerojmë që burgu duhet të jetë e përjashtuar për rastin e shpifjes.
Qeveria është angazhuar në Bruksel që masa të tjera do të përfshijë në Kodin e ri Penal. Nuk arrihet asgjë me propozimet e qeverisë shqiptare. Pas 6 muajsh janë angazhuar që këto nene nuk do të ekzistojnë.
Bëj thirrje që procesi të bëhet për qytetarët shqiptarë jo për politikën sepse askujt nuk i duhet një letër e miratuar kot”, tha ajo.
