Nga: ZONJA VJOLLCA*
250 gr çokollatë
100 gr gjalpë
3 kokrra vezë
150 gr miell
100 gr lajthi ose bajame
200 gr sheqer
Vanilje
Fillimisht vendosim në një tenxhere gjalpin me çokollatën në temperaturë të ulët dhe e lemë duke e trazuar vazhdimisht derisa çokollata të shkrijë plotësisht. E largojmë tenxheren nga zjarri dhe e lemë të ftohet pak.
Në një tas rrahim sheqerin me vezët derisa sheqeri të tretet plotesisht, më pas shtojmë lajthitë ose bajamet e copëtuara dhe në fund vaniljen bashkë me miellin. E trazojmë mirë brumin duke e bashkuar dhe me çokollatën e shkrirë dhe pasi brumi të ketë marrë një trajtë homogjene e vendosim në një tavë ku kemi shtruar një letër pjekje. E vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 170 gradë Celsius për 15 minuta. Pasi e nxjerrim nga furra e lemë të ftohet dhe më pas e presim në feta duke e servirur me një kupë akullore.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)
