Nga: ZONJA VJOLLCA*
250 gr gjalpë
250 gr sheqer
1 pako sheqer vanilje
6 kokrra vezë
500 gr miell
1 pako pluhur pjekës
125 ml qumësht
1 limon jeshil
100 gr rrush i thatë
100 gr kajsi të thata
70 gr bajame
3 lgj sheqer pluhur
1 lgj peksimadhe për pudrosjen e tavës
Fillimisht lyejmë tavën me gjalpë dhe e pudrosim atë me peksimadhe. Parangrohim furrën në temperaturën 175 gradë Celsius.
Në një tas përziejmë me tel gjalpin (e temperaturës së ambientit) me sheqerin dhe sheqerin e vaniljes derisa sheqeri të fillojë të shkrijë dhe gjalpi të ndryshojë ngjyrë të zbardhet dhe të zbutet. Më pas shtojmë vezët një e nga një duke i trazuar derisa sheqeri të shpërbëhet plotësisht. Trazojmë miellin me pluhurin pjekës dhe e shtojmë atë gradualisht në tasin ku kemi përzjerë gjalpin me sheqer dhe vezë. E miksojmë mirë brumin duke shtuar dhe 4 lugë gjelle qumësht. E rregullojmë trashësinë e brumit me pak miell nëse ka nevojë në mënyrë që të formohet një brumë i qetë. Shtojmë lëngun e limonit jeshil, rrushin e thatë të zbutur në pak uiski, kajsitë e copëtuara dhe bajamet. I miksojmë të gjitha frutat e thata në brumë dhe më pas brumin e shtrojmë dhe e nivelojmë në tavë. E vendosim në furrë në temperaturën 175 gradë Celsius për 40-45 minuta. Pasi të ftohet e pudrosim kekun me sheqer pluhur.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)
