Nga: ZONJA KATERINA

500 gr miell
1 lgj pluhur pjekës
3 lgj kakao
1 filxhan pana
1 filxhan sheqer
1 filxhan arra
3 kokrra vezë
½ gotë vaj

Sherbeti:
1 filxhan pana pastiçerie
3 lgj kakao
2-3 lgj vaj
¼ lç arrë moskat

Hedhim të gjithë përbërësit e kekut në një enë dhe i përziejmë derisa të bëhet një brumë homogjen. Lyejmë një tavë me gjalpë dhe e spërkasim me pak miell. Hedhim brumin e kekut, e nivelojmë mirë me një spatul dhe e vendosim të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 20 minuta. Ndërkohë përgatisim sherbetin duke vendosur në zjarr panën e pastiçerisë me 3 lugë kakao, pak vaj dhe arrë moskat. E trazojmë sherbetin derisa të marrë valë dhe më pas e lemë të ftohet. Kur keku të jetë pjekur e sherbetosim, e lemë të ftohet dhe më pas e servirim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb