Nga: ZONJA VJOLLCA*
300 gr karrota
4 kokrra vezë
150 gr sheqer
1 kokërr portokall (lëkura + lëngu)
1 lç kanellë
200 gr miell
1 pako pluhur pjekës
Kripë
150 ml vaj
150 gr fruta të thata
Për kremin e sheqerit:
250 gr sheqer pluhur
4-5 lgj lëng limoni
Fillimisht ngrohim furrën në temperaturën 180 gradë Celsius. Qërojmë karrotat dhe i grijmë në rende. Në një tas vendosim vezët, i trazojmë duke shtuar sheqerin. Vazhdojmë përzierjen derisa sheqeri të fillojë të shkrijë pak dhe më pas shtojmë vajin dhe vazhdojmë përzierjen duke shtuar dhe karrotat e grira. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit. Në tasin ku kemi vendosur miellin shtojmë kanellën dhe pluhurin pjekës dhe i trazojmë. E shtojmë më pas miellin gradualisht në tasin me vezë dhe karrota. Sipas dëshirës mund të shtojmë dhe bajame ose lajthi të grira. E vendosim kekun në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 45-50 minuta. Në fund përgatisim kremin e sheqerit duke përzier mirë sheqerin pluhur me lëngun e limonit dhe e hedhim mbi kek vetëm pasi të jetë ftohur.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)
