Nga: ZONJA KATERINA
2 gota miell
1 gotë sheqer
3-4 kokrra vezë
1 gotë qumësht/kos
½ gotë kakao
1 lk sodë buke
1 bustinë vanilje
1 bustinë pluhur pjekës
100 gr gjalpë bimor

Sherbeti:
1 gotë ujë
1 gotë sheqer
1 shkop kanelle
1 fetë limon
1 lgj konajk

Kremi i karamelizuar:
1 kuti qumësht i kondensuar
100 gr gjalpë bimor

Fillimisht vendosim kutinë të pa hapur të qumështit të kondensuar në një tenxhere me ujë (mbi masën e kutisë) dhe e lemë të ziejë për 2-3 orë që të vetëkaramelizohet.

Ndërkohë përgatisim brumin e kekut duke rrahur fillimisht vezët me sheqerin. Më pas shtojmë 1 gotë qumësht ose kos, gjalpin dhe miellin (duke e situr) të trazuar me kakaon, sodën e bukës, vaniljen dhe pluhurin pjekës. E trazojmë mirë brumin derisa të gjithë përbërësit të homogjenizohen dhe më pas e vendosim në një tavë duke e niveluar mirë. E vendosim më pas kekun të piqet në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.

Ndërkohë vendosim sherbetin të ziejë. Sa përgatitet sherbeti trazojmë në një tas qumështin e kondensuar të karamelizuar dhe gjalpin bimor. Mund ta trazojmë me telin e vezëve ose më lehtë me një mikser dore.

Pasi keku të jetë pjekur e lemë pak të ulet temperatura dhe e sherbetosim me sherbetin e vakur. Më pas vendosim mbi kek një shtresë nga kremi i karamelizuar, e lemë të ftohet mirë dhe më pas e servirim.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb