NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

4 kokrra vezë
200 gr sheqer
Lëkura e 1 portokalli
100 ml vaj misri ose ulliri
150 ml lëng portokalli
1 lç pluhur pjekës
Pak kripë, vanilje
400 gr miell

Pergatitja
Portokall i sheqerosur në kubikë

Në një tas fillimisht rrahim vezët me sheqerin derisa sheqeri të shkrijë. Shtojmë më pas lëkurën e portokallit të grirë imët dhe vajin dhe e përziejmë mirë derisa të formohet një masë kremoze. Shtojmë në fund lëngun e portokallit, një majë luge kripë dhe vaniljen.

Përziejmë miellin me pluhurin pjekës dhe e shtojmë gradualisht tek tasi, e përziejmë me lugë druri ose tel dore (jo rrahëse elektrike). Në fund nëse dëshironi, kjo është obsionale mund të shtoni disa kubikë portokalli të sheqerosur ose reçel.

E vendosim kekun me portokall në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 35-40 minuta.

(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb