Nga: ZONJA VJOLLCA
2 banane
60 gr çokollata në copëza
1 kokërr vezë
50 ml qumësht
½ filxhan sheqer kaf
½ filxhan sheqer pluhur
60 ml vaj misri
Vanilje / lëkurë portokalli
1 ½ kupë miell
1 lç pluhur pjekës
½ lk sodë buke
Pak kripë

Shtypim me pirun bananet, i kthejmë në pure dhe purenë e vendosim në një tas ku do të shtojmë 1 kokërr vezë dhe pak qumësht. Vazhdojme ti trazojmë përbërësit duke shtuar në vazhdim sheqerin kaf, sheqerin pluhur, vajin, pak vanilje ose lëkurë portokalli. Të gjithë përbërësit i përziejmë mirë derisa të njesohen me njëri tjetrin dhe sheqeri të fillojë të shkrijë. Në një tas tjetër përziejmë miellin me pluhurin pjekës, me pak sodë buke dhe pak kripë. Bashkojmë të dy tasat në një të vetëm duke shtuar në fund copëzat e çokollatës dhe i përziejmë derisa të formohet një brumë i lidhur jo shumë i trashë. Ndajmë brumin në format e letrës të vendosura në tavë dhe i pjekim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 20-25 minuta.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb