Nga: ZONJA VJOLLCA
2 kokrra vezë
60 ml vaj
100 ml qumësht
1 luge gjelle sheqer
1 luge kafe kripë
1 luge kafe pluhur pjekës
230 gr miell
1 kungull të njomë
50 gr djathë kaçkavall të tymosur
Në një tas vendosim 2 kokrra vezë të plota, shtojmë 60 ml vaj, 100 ml qumësht, pak sheqer dhe kripë dhe i përziejmë mirë. Më pas shtojmë miellin e trazuar me pluhurin pjekës dhe e trazojmë mirë brumin e përgatitur. Në fund shtojmë kungullin dhe djathin kaçkavall të prerë në kubikë. Vendosim letra pjekje në format ku do të pjekim kekët e vegjël dhe i vendosim në furrë ne temperaturën 180 gradë për 20-25 minuta.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)
