Një aksident automobilistik është regjistruar në dalje të qytetit të Këlcyrës, në rrugën kombëtare Këlcyrë-Përmet, ku një mjet tip “Opel” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor. Si pasojë, është plagosur shoferi i automjetit, i cili ka marrë ndihmën e parë dhe është transportuar në spital për trajtim mjekësor.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se sipas burimeve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë për shkak të reshjeve të shiut.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Zjarrfikësit e Këlcyrës, të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje, kanë ndërhyrë për të shmangur një rrezik të mundshëm shpërthimi, pasi automjeti ishte i pajisur me impiant gazi. Ekipet e emergjencës kanë kryer çmontimin e impiantit elektrik dhe të baterisë për të parandaluar ndezjen e gazit.

Drejtuesi i automjetit, i identifikuar si një shtetas nga Shkodra, ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: