Për marshin kundër Homofobisë dhe Transfobisë të mbajtur sot në Prishtinë, ka folur deputeti Gëzim Kelmendi, i cili ka thënë se po promovohet ky “fenomen” ndërsa ka shtuar se komuniteti LGBT shkatërron familjen.

“Ky është një imponim me kuptim të plotë të fjalës, ky fenomen po promovohet dhe është paradoksale që promovohen të drejtat e LGBT-së, sepse ky komunitet shkatërron familjen dhe vetëm dy ditë më parë kishim një manifestim për ditën e familjes, këtu ka kundërshti thelbësore”, tha Kelmendi duk folur për “Info Magazine”.

Sipas tij, “martesat me gjini të njëjtë nuk e ruajnë familjen, por e shuajnë tërësisht”.

Deputeti Kelmendi ka shtuar se komuniteti LGBT kanë të drejta të garantuara me Ligj por ka insistuar se kjo nuk duhet të promovohet rrugëve.

“Komuniteti LGBT si në vendet tjera e kanë të drejtën e vetë, e kanë kushtetutën, por nuk kanë nevojë ta promovojnë rrugëve të Kosovës. Shoqëria jonë është konservatore dhe nuk e ka pranuar dhe nuk e pranon lehtë një fenomen të tillë, kjo ka bërë që ata të ndjehen inferior, por jo të rrezikuar”, tha ai.

Kelmendi ka thënë se homoseksualiteti është sëmundje e sipas tij këtë e ka vërtetuar edhe mjekësia.

“Mjekësia me kuptim të plotë të fjalës e ka argumentuar që homoseksualiteti është sëmundje me kuptim të plotë të fjalës”, tha deputeti Kelmendi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: