Policia e Durrësit ka ndërhyrë dhe ka marrë nën kujdes tre fëmijët që janë braktisur nga nëna e tyre, shtetasja Blerina B., në zonën e plazhit të qytetit, pas shqetësimit të ngritur nga fqinjët dhe raportimit në BalkanWeb.
Mësohet se fëmijët kanë rrëfyer se nuk kishin shkuar në shkollë prej rreth një muaji dhe se tre ditët e fundit nuk kishin pasur ushqim.
Banesa ku ndodheshin fëmijët ishte lënë pa përkujdesje, ndërsa ende nuk dihet fati i nënës së tyre apo motivi që e shtyu të largohej nga shtëpia.
