Në Programin e Drekës me Ola Bruko në News24 ishte e ftuar deputetja e  Partisë Demokratike Ina Zhupa e cila foli për zhvillimet aktuale politike në dy forcat politike në vend.

Ajo tha se në grupin parlamentar u diskutua edhe vazhdimi i detyrave aktuale të deputetëve Agron Gjekmarkaj dhe Gazment Bardhi. Zhupa shtoi më tej se Gazment Bardhi do të ketë detyrën e kryetarit të grupit parlmamentar të PD.

Deputetja e Partisë Demokratike shtoi më tej se partia aktualisht ka asete të jashtëzakonshme dhe do të vazhdojnë të përfaqësojnë demokratët të cilët i kanë besuar.

“Ne sapo mbyllëm mbledhjen e grupit parlamentar dhe ne sigurisht do të vijojmë misonin tonë të cilën na kanë betuar edhe demokratët siç është edhe demaskimi i farsës së zgjedhjeve. Grupi parlamentar siç edhe ju e patë është edhe konfirmimi i deputetëve Gazmend Bardhi dhe Agron Gjermarkaj në detyrat e tyre përkatëse. Bardhi do të jetë kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Unë jam besimplotë që puna do të bëhet siç duhet. Kryetari Grupit parlamentar do të ketë një detyrë shumë të rëndësishme. Ne kemi asete të jashtëzakonshme në Grupin Parlamentar. Ne do të vazhdojmë të japim besim edhe atyre demokratëve të cilat na kanë besuar votën, dhe unë do të jem zëri i tyre. Ogerta Manastirliu do të mbahet mend si një ministre e cila ka dështuar në detyrën e saj si ministre e shëndetësisë. Ajo do të mbahet mend për mungesën e sigurisë në shkolla.

Reforma territoriale është fokusi i Partisë Demokratike. Partia Demokratike gjithmonë ka bërë procese edhe për kandidaturat edhe për proceset dhe opozita do të vazhdojë të luftojë në luftën e saj. Unë do të doja të kishim një kandidat të përbashkët”, përfundoi Zhupa

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: